SULM NË ZVICËR: Një person i armatosur plagos shtatë persona në tren

Siç raporton Russia Today në bazë të deklaratave të policëve, sulmuesi ka derdhur një lëng në tren, ku më pas e ka djegur atë, kurse është parë i armatosur me thikë, transmeton lajmi.net.

Së paku shtatë persona janë plagosur kur një burrë ka sulmuar udhëtarët në trenin zviceran, raporton AFP.

Siç raporton Russia Today në bazë të deklaratave të policëve, sulmuesi ka derdhur një lëng në tren, ku më pas e ka djegur atë, kurse është parë i armatosur me thikë, transmeton lajmi.net.

Në mesin e të plagosurve është edhe një fëmijë gjashtë vjeçar, por edhe sulmuesi, derisa gjashtë persona janë shtruar në spital.

“Së paku një fëmijë është plagosur”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Bruno Mezger.

Incidenti ka ndodhur në kufirin me Lihtenshtajnin afër Sen Galenit.

“Në bazë të informacioneve të para, zvicerani 27 vjeçar ka derdhur fillimisht një lëngë të ndezshëm që ka filluar të digjet. Ka qenë i armatosur së paku me një thikë”, kanë thënë nga policia.

Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi.

Temat
BotëLajme

Të afërta