Kjo është gruaja e Driton Kukës, motra e Majlinda Kelmendit

Trajneri më i mirë kosovar paslufte, Driton Kuka, është i lidhur mjaft ngushtë me xhudisten më të mirë në botë, Majlinda Kelmendi.

Kuka është i martuar me Kaltrina Kelmendin, motrën e madhe të kampiones botërore dhe evropiane në kategorinë 52 kg.

E, falë Kaltrinës, Kosova krenohet me faktin se xhudistja numër 1 në botë është shtetase e saj.

Në fakt, Kaltrina Kelmendi – Kuka në moshë të re kishte filluar të merrej me xhudo. Teksa po ushtronte me qejf e intensitet, në ndërkohë Kaltrina kishte vendosur ta afrojë në këtë sport edhe motrën e saj, Majlindën.

vq

Temat
Sport

Të afërta