Hysaj nënshkruan me klubin e madh evropian, çmimi 50 milionë euro (FOTO)

Elseid Hysaj do të nënshkruajë kontratë të re në Napoli, me të cilën dëmshpërblimi i tij do të jetë 50 milionë euro.

Elseid Hysaj është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re në Napoli, deri në qershor të vitit 2021.

Kurse, me marrëveshjen e re, reprezentuesi shqiptar do të ketë dëmshpërblim me vlerë prej 50 milionë euro, raporton “Sport Italia”.

Menaxheri i Hysajt ka definuar edhe detajet e fundit të kontratës së re të futbollistit, përcjell “Lajmi.net”.

Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri më 2021, ku Hysaj do të ketë pagë prej 1.4 milionë euro në stinor, dhe bonuse, që mund të ngritët deri në 2 milionë euro.

90774864_hi034544861-1

Temat
Sport

Të afërta