Armina Mevlani e pranon se është fejuar me djalin e Sali Berishës (FOTO)

Modelja Armina Mevlani ka komentuar fjalët e thëna nga Sadije Berisha për ndarjen nga Shkëlzen Berisha.

Në një intervistë për abc news, Mevlani tha se pas fjalëve të Sadijes ndihet më e qetë.

Në një intervistë për revistën “Living”, Sadija kishte thënë se krisja me Shkëzenin nisi kur ai vendosi të kthehej në Shqipëri. Ky pohim hodhi poshtë lajmet se Armina kishte prishur martesën e tyre.

“Unë jam mësuar me të gjitha fjalët për këtë temë. Tani ndihem më e qetësuar. Gjithmonë kam menduar që gjërat do të sqaroheshin me kalimin e kohës. Parimi i im është “lëri gjërat të rrjedhin sepse shkojnë në vendin e duhur” – tha ajo.

Po pse Armina dhe as Shkëlzeni nuk flasin për këtë temë?

“Ne preferojmë të mos flasim për këto gjëra. Me mirë sesa ne nuk i di askush këto gjëra dhe nëse flasim mund të merren për keq”.

Komentet e bëra nga Blendi Mane, Armina tha se i ka parë dhe se nuk e njihte se kush ishte.

“Nuk e njoh fare këtë gazetarin. Me thënë të drejtën ato foto janë në google. Janë nga pjesëmarrja ime në Miss. Unë ndihem mirë për ato foto. Dhe kaq. Jeta ime ka ndryshuar 19 vjeç kur nisa punë në një intervistë mode. Prindërit më kanë edukuar të punoj dhe çdo gjë e kam arritur me punë. Kam punuar gjithmonë” – thotë Armina.

Për pushimet?

“Shpresoj të shkëputem me Shkëlzenin 4 apo 5 ditë në shtator. Jetojmë bashkë. Prezumohet që jemi të fejuar, por unazë në dorën e majtë nuk kam qejf të mbaj”.

E ndërkohë gjatë ditës Shkëlzeni dhe Armina kanë shkëmbyer vlerësime tejet të romantike duke cituar në dedikimet përkatëse superhitin e Frank Sinatras ‘I love you baby” në rrjetet përkatëse sociale. I

pari ka qenë juristi Berisha ai që ka postuar foton me vargjet: “You’re just too good, to be true”. Më pas ka qenë modelja Mevlani që i është përgjigjur atij me vargjet “Can’t take my eyes off of you”.

A po lajmërojnë hapin e adhës Armina dhe Zeni, meqë fejesën e paskan mbajtur sekret?!…

Kush e di!…

Postimet e çiftit Berisha-Mevlani

armina

zeni-fb

Temat
Showbiz

Të afërta