Anëtari i Kryesisë së AAK-së: Isa Mustafa po flet si të ishte president i Amerikës

“Tash, ky a po flet ne emer te Amerikes si president i saj apo ne emer te qytetareve te vet? Sa per zhberjen e Kosoves, ky eshte duke e bere perdite dhe pa fije turpi thirret se zhberja eshte kerkese e Amerikes. Shkolle e demagogjise lindore”, ka shkruar Berisha.

Zyrtari i AAK-së, Anton Berisha i është kundërpërgjigjur Isa Mustafës, i cili tha se duhet të dëgjohet Amerika për shkak se e ka ruajtur Kosovën nga zhbërja.

Por, Berisha ka thënë se ai që po e zhbën Kosovën është Shefi i Qeverisë aktuale.

Madje, ky udhëheqës i AAK-së ka thënë se Isa Mustafa po tenton të marrë edhe rolin e Presidentit të SHBA-së kur po flet në emër të Amerikës.

“Tash, ky a po flet ne emer te Amerikes si president i saj apo ne emer te qytetareve te vet? Sa per zhberjen e Kosoves, ky eshte duke e bere perdite dhe pa fije turpi thirret se zhberja eshte kerkese e Amerikes. Shkolle e demagogjise lindore”, ka shkruar Berisha.

Ndryshe, Kryeministri Isa Mustafa e ka shfrytëzuar vizitën e Zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, për t’iu thënë zyrtarëve të LDK’së se duhet dëgjuar SHBA’në. Ka thënë se amerikanët kanë shpëtuar Kosovën nga zhbërja.

Temat
LajmeVend

Të afërta