Tailanda tronditet nga njëmbëdhjetë bomba brenda një dite (Foto)

Pesë provinca në Tailandë janë goditur nga njëmbëdhjetë shpërthime në më pak se një ditë.

Të paktën katër persona janë vrarë ndërsa rreth 34 tjerë janë plagosur, transmeton lajmi.net.

Përgjegjësinë për këto shpërthime, ende nuk e ka marrë askush por megjithatë nuk dihet as nëse kanë pasur lidhje mes vete këto sulme.

Policia në Tailandë ka thënë se nuk ka ende ndonjë provë të sigurt nëse këto sulme kanë të bëjnë me terrorizëm.

Shpërthimi i parë ka ndodhur në provincën Trang ku është vrarë një person dhe gjashtë tjerë janë plagosur.

Në po atë mbrëmje, ndodhi shpërthimi tjetër me bombë në qytetin turistik të Hua hin. Një tjetër pranë një bari të quajtur Johnny dhe një tjetër në Tree Spa, ku u vra një grua dhe u plagosën 21 tjerë.

Në mesin e këtyre të plagosurve kishte qytetarë nga Italia, Gjermania, Holanda dhe Austria të cilët po marrin trajtime në spitalin San Paulo në Hua hin.

Ndërsa vetëm në mëngjesin e sotëm, kanë ndodhur të paktën tetë shpërthime. Bombat përsëri shpërthyen në Hua hin, Surat Thani, Trabg, Phang-nga dhe në ishullin turistik Phuket.

160812113856-03-thai-blasts-exlarge-169-650x358

160812110834-01-thailand-hua-hin-blast-exlarge-169

160812113905-04-thai-blasts-exlarge-169

160812113842-02-thai-blasts-exlarge-169

Temat
BotëLajme

Të afërta