RIO 2016: Egjiptiani refuzon t’ia zgjasë dorën izraelitit (VIDEO)

Një gjest jo i mirë është parë sot në Lojërat Olimpike të Rios, në sportin e xhudos.

Xhudisti nga Egjipti, Islam El Shehaby, ka refuzuar të zgjatë dorën kundërshtarit të tij, izraelitit Or Sasson.

Kur izraeliti tentojë që t’ia zgjasë dorën, xhudisti egjiptian u tërhoq mbrapa duke ia bërë me dije se nuk do t’ia zgjasë, derisa më pas publiku e ka vërshëllyer gjatë gjithë kohës egjiptianin.

Temat
BotëSport

Të afërta