Papa takon 20 gra të liruara nga robëria seksuale, në mesin e tyre edhe një shqiptare

Papa Françesku ka takuar sot 20 gra nga gjashtë vende të botës, të cilat janë liruar nga prostitucioni si pjesë e aktiviteteve të tij për “Vitin e Shenjt të Mëshirës” e në mesin e tyre ka qenë edhe një shqiptare.

Vatikani ka thënë sot në një komunikatë për media se takimi i së premtes ishte një thirrje për të luftuar trafikimin e njerëzve, që papa e ka përshkruar si “një plagë e hapur në trupin e shoqërisë bashkëkohore, një kamzhik në trupin e Krishtit,” raporton AP, përcjell Express.

Vatikani ka thënë se të gjitha 30 gratë, mosha mesatare e të cilave është rreth 30, kanë përjetuar dhunë të madhe fizike dhe tani jetojnë nën mbrojtje.

Ato janë nga Shqipëria, Ruamnia, Nigeria, Tunizia, Italia dhe Ukraina.

Temat
BotëLajme

Të afërta