Musa Hajdari: Ky është fajtori për eliminimin tim nga RIO 2016

Atleti kosovar, Musa Hajdari i ka dhënë fund aventurës së tij në Lojërat Olimpike që po mbahen në Rio të Brazilit.

Atleti kosovar, Musa Hajdari i ka dhënë fund aventurës së tij në Lojërat Olimpike që po mbahen në Rio të Brazilit.

Kosovari ka qenë fundit në vrapin 800 metra, duke e kaluar për vetëm 1.48.41 sekonda, apo tre sekonda më ngadalë se fituese Ayanleh Souleiman 1.45.48. Hajdari nuk ka arritur as që të përmirësojë rekordin e tij, të cilin e ka 1.47.50.

Ai ka kritikuar vetën pas eliminimi nga ‘Rio 2016’, duke thënë se ka bërë gabime gjatë garës, që i kushtuan me eliminim nga Lojërat Olimpike.

“Kam bërë gabime gjatë garës, të cilat më kushtuan. Duhet të punoj për t’i eliminuar këto gabime”, tha Hajdari.

Temat
Sport

Të afërta