Maqedonia hedh në treg kartmonedhën “Nëna Terezë”

Në Maqedoni është lëshuar në qarkullim monedha me portretin e Nënë Terezës,Banka Popullore e Maqedonisë e emeton këtë monedhë me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë në shtator të këtij viti.

Në fytyrën e monedhës në pjesën qendrore është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë dhe shkrimi “2016“. Rreth monedhës, në gjatësi dhe perimetër janë shfaqur shkrimet në gjuhën maqedonase: “Republika e Maqedonisë” dhe “100 denarë”.

Në pjesën e pasme, në qendër të monedhës është shfaqur portreti i Nënës Terezë.

Në anën e majtë janë shfaqur zbukurime në formë të kryqeve dhe zemrave.

Në anën e djathtë është shkruar data e lindjes dhe vdekjes së Nënë Terezës dhe “2016” , viti i shenjtërimit të saj.

Po ashtu është shënuar emri i Nënë Terezës në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Kjo monedhë është emetuar për qëllime koleksionimi por paraqet edhe mjet ligjor për pagesë në Republikën e Maqedonisë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta