Koha kur Erdogani e kishte për qejfi Hakan Sukurin: Ai është shqiptar, por edhe futbollisti më i madh turk (VIDEO)

Presidenti turk ka ‘ngrënë’ fjalët e tij në raport me ish-sulmuesin e kombëtares së tij, Hakan Sukur.

“Hakan Sukur është shqiptar, por ai është futbollisti më i madh turk. Nuk i kuptoj mediat që e etiketojnë si tradhtar. Ai ka bërë më shumë se shumë prej nesh për shtetin turk”, këto janë fjalët e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili e mbronte vitin e kaluar Hakan Sukur.

Ky i fundit ishte sulmuar prej medieve me rastin kur në parlamentin e Turqisë kishte thënë se jam shqiptar.

Por, sot qeveria turke ka lëshuar urdhër arrest për ish deputetin, Sukur, i cili ishte anëtar i Partisë së Erdoganit, AKP, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo, pasi që legjenda e futbollit turk dyshohet se është mbështetës i klerikut, Fetullah Gulen, i cili thuhet se ishte organizator i grusht shtetit ushtarak të muajit të kaluar në Turqi.

Ndërkohë, sot është arrestuar babai i futbollistit pas faljes në namazit të xhumasë teksa ish futbollisti, jeton dhe vepron në SHBA.

Temat
BotëLajme

Të afërta