Helikopteri i policisë dallon lëvizje të dyshimta të një veture, ja çfarë ishte duke bërë shoferi (Video)

Policia Rajonale në York të Kanadasë gjatë një patrullimi rutinë me helikopter dallon një veturë e cila po bënte lëvizje të dyshimta dhe të pazakonshme.

Në Vaughan, Canada një veturë Mercedes po bënte lëvizje të pavëmendshme duke rrezikuar kështu pjesmarrësit në trafik, transmeton Express. Kur shoferin e ndalon policia në rrugë mësohet se ai kishte qenë duke luajtur lojën Pokemon Go.

Pasi që e kishte ndaluar policia dhe pasi që kishin mësuar arsyen pse ai ngiste me pakujdesi i dhanë atij një vërejtje dhe më pas publikuan videon duke u bërë thirrje shoferëve që të mos përdorin veturat e tyre në rrugë publike për të luajtur lojën Pokemon Go.

Temat
Fun

Të afërta