Erdogan, urdhër arrest për futbollistin e madh nga Prishtina (FOTO)

Turqia kërkon arrestimin e ish futbollistit të njohur me prejardhje nga Prishtina, Hakan Sukur.

Turqia ka lëshuar urdhër arrest për ish sulmuesin e Përfaqësueses, Hakan Sukur si pjesë e hetimeve për tentimin e dështuar për grusht shtet kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Sukur akuzohet nga prokurorët se: “është anëtar i një grupi të armatosur terrorist”, duke iu referuar organizatës me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me udhëheqësin Fethullah Gulen, të cilin në Ankara e konsiderojnë se qëndron pas tentimit për grusht shtet, raporton agjencia e lajmeve turke, “Anadolu”, përcjell “Lajmi.net”.

Sukur akuzohet se e kishte fyer Erdoganin në Twitter në shkurt të këtij viti dhe rrezikon të dënohet me katër vjet burg.

Sukur ka thënë se nuk e kishte për qëllim që ta kritikonte presidentin edhe pse prokurorët kanë theksuar se postimi i tij ishte “i drejtuar qartë” për presidentin e Turqisë.

Sukur dhe familja e tij besohet se janë larguar nga Turqia për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë vitit të kaluar.

19-42

Temat
BotëBotëLajmeSport

Të afërta