Edhe Putin vepron njëjtë si Erdogan, shkarkon mikun e vjetër

Presidenti rus, Vladimir Putin shkarkoi aleatin e vjetër politik, Sergei Ivanov nga posti i tij si shef i kabinetit presidencial.

“Putin promovoi ish-nënkryetarin e stafit presidencial, Anton Vaino për të zëvendësuar Ivanovin”, shkruan Kremlini.

Ivanov, mik me reputacion dhe ish-koleg i Putinit gjatë kohës së tyre në ish-KGB-në sovjetike, ishte shefi i stafit presidencial për katër vjet.

Ivanov gjithashtu ka shërbyer më parë si ministër i Mbrojtjes për gjashtë vjet dhe më pas si zëvendëskryeministër.

Vladimir-Putin-640x358

Temat
BotëLajme

Të afërta