Deklarata emocionuese e Messit, ku tregon pse u kthye te Kombëtarja e Argjentinës

Lionel Messi ka vendosur të rikthehet në Kombëtaren e Argjentinës.

Ylli i Barcelonës në qershor kishte paralajmëruar pensionimin, pas humbjes së finales së Kupës së Amerikës nga Kili.

Por, ardhja e trajnerit të ri, duket se ka bërë që 30 vjeçari të ndërroi qëndrim, ku edhe deklarohet pse mori një vendim për t’u kthyer.

“E shoh se ka shumë probleme në futbollin argjentinas, dhe nuk dua të krijojë të tjera. Nuk dua t’i shkaktojë ndonjë dëm vendit tim, e dua të kundërtën, të ndihmojë dhe të jap gjithçka për të vendosur në vend gjërat në futbollin tonë, andaj unë vendosa të ndihmojë nga brenda, jo të kritikojë nga jashtë”, deklaroi Messi, përcjell Lajmi.net.

“Kam shpenzuar shumë kohë pas finales, dhe seriozisht kam menduar pensionimin, por e dua vendin tim dhe këtë fanellë. I falënderoj gjithë ata që më mbështeten dhe kërkuan kthimin tim, shpresojmë se do të mund t’i gëzojmë sa më shpejtë”, ka shtuar ai.

Temat
BotëSport

Të afërta