Zjarr në Francë, katër zjarrfikës të lënduar rëndë

Në jug të Francës është përhapur një zjarr i madh, i cili ka përfshirë edhe zonën industriale afër Marsejë, ku edhe janë të vendosura depot e naftës dhe gazit, njoftuan mediat franceze.

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, tha se gjatë tentimit për shuarjen e zjarreve në rrethin Ero janë lënguar katër zjarrfikës, nga të cilat tri janë në gjendje të rëndë, njoftoi AP, transmeton lajmi.net.

Qindra të rriturit dhe fëmijët janë evakuuar nga qendrat rekreative dhe shtëpi në Vitrolles, veri të Marsejës.

Cazeneuve njoftoi se 1,200 zjarrfikës janë duke tentuar ta ndalin zjarrin, poashtu janë përdorur edhe aeroplanët zjarrfikës.

Temat
BotëLajme

Të afërta