Viktima e Vlorës, një 20-vjeçar nga Librazhdi që punonte si bari

Policia ka identifikuar viktimën e gjetur në afërsi të fshatit Vranisht në rrethin e Vlorës dhe ka ndaluar për këtë ngjarje një person.

Viktima është identifikuar si shtetasi Endri Kosteja, 20 vjeç nga fshati Dorëz i Librazhdit. Ai është gjetur i pajetë i qëlluar me plumb në kokë. I riu punonte në zonë si bari në stanin e shtetasit Sheref Lelaj.

Duke zgjeruar hetimet, blutë e Vlorës kanë vënë në pranga pronarin e stanit, shtetasin Sheref Lelaj, 74 vjeç, ndërsa kanë shpallur në kërkim dy djemtë e tij, 46 dhe 34 vjeç.

Skene-Krimi-Policia-e-Shqiperise-645x358

Temat
LajmeRajon

Të afërta