“Rritet presioni ndaj Serbisë, për ta pranuar Kosovën”

Partia Radikale e Serbisë, druan se Qeveria e Serbisë do të detyrohet që ta njeh Kosovën, ta ndryshojë kushtetutën dhe të distancohet nga Republika Srpska.

Nënkryetari i kësaj partie, Milorad Mrçiq, ka thënë se ky subjekt politikë do t’i japë mbështetjen e nevojshme qeverisë serbe, që të përmbahet dhe të mos bije pre e presioneve.

Ai në një prononcim për gazetarët në Parlamentin e Serbisë, ka thënë se kjo frikë e radikalëve serbë, vjen pas paralajmërimit të vizitës së ndihmës Presidentit të SHBA-së, Joseph Biden në Beograd, i cili siç është shprehur, është vërtetuar si armik i serbëve, transmeton lajmi.net.

“Vizita e Biden-it, siç duket, do të jetë për Kosovën, për nder të cilit në Kosovë i është dhënë një rruge emri i birit të tij”, ka thënë ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta