Qyteti i lindjes në flakë, gjest madhështor nga Ronaldo (Foto)

Cristiano Ronaldo është djalosh me zemër të madhe.

Ylli portugez i ka dalë në ndihmë vendit të lindjes, Madeiras, pasi që atje ka shpërthyer një zjarr i madh.

Ronaldo ka kontaktuar presidentin Miguel Albuquerque duke i thënë që është gati t’i ndihmojë bashkvendësit e tij, përcjellë “Lajmi.net”.

“BBC” ka njoftuar që portugezi ka dhuruar fillimisht 100 mijë euro.

Ronaldo njihet si person humanitar dhe këtë e dëshmoi më së miri edhe në këtë rast.

Në Madeira deri më tani kanë humbur jetën së paku tre persona.


page-14-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta