Muja: As më 1 shtator, demarkacioni nuk kalon (Video)

Shaip Muja nga radhët e PDK-së e ka komentuar caktimin e datës 1 Shtator për mbajtjen e seancës për ratifikimin e marrëveshjës se Demarkacionit.

“Caktimi i seancës për 1 shtator kallxon se deputetët nuk kanë qenë të vendosur dhe të sigurt për me votue këtë marrëveshje të ratifikimit të Demarkacionit”, tha Muja.

Madje, deputeti Muja ka dyshime nëse kjo marrëveshje aktuale mundet me u votue edhe me 1 Shtator.

Në pyetjen e moderatorit të emisionit Fidan Jupolli në emisionin Rrokum Roll se qysh e komenton ai deklaratën e kryeministrit Mustafa se ‘deputetet kanë nevojë për kontroll për probleme psikike’, Muja deklaroi se Mustafës i uron pensionim të këndshëm, sepse kjo është më e mira.

“Unë i uroj pension të kandshëm, sepse e ardhmja e tij është në pension, ndryshe nga e ardhmja ime e të tjerëve”, ka thane ai.

Muja ka deklaruar se nëse kalon Demarkacioni në Kuvend, nuk mundet të shkojë ma në Arbitrazh.

Muja ka komentuar edhe zërat se Demarkacioni mbështetet edhe tek Marrëveshja e Kumanovës.

“Marrëveshja e Kumanovës nuk ka bë përcaktim të vijës kufitare, por këto janë lojra, sepse vija kufitare mundet me u ndryshue veç në forma tjera të luftës, por që na nuk jemi të interesuar për këtë, por që duhet me i kërkue Malit te Zi me i ndryshue disa nene te Marrëveshjes dhe nuk ka nevoje me ba provokime, përderisa na nuk gjejmë një konsensus”, ka theksuar Muja.

“Une nuk i quaj tradhtarë anëtarët e Komisionit Shtetëror, sikurse Opozita, sepse këta kane gabuar, dhe në shkence mundesh me gabu”, tha Muja.

Deputeti Muja ka thënë se, sa për të, më 1 Shtator, Demarkacioni nuk ka për të kaluar dhe nuk ka forcë qe mundet të ia ndryshojë këtë bindje.

Ai ka thënë per Vetëvendosjen se, nuk duhet që me anë të veprimeve të saj, të shkaktohen inate të deputetët, të cilët munden ta ndryshojnë mendimin e tyre për Demarkacionin, pikërisht për shkak të inateve.

Temat
LajmeVend

Të afërta