KEDS përveç që lë banorët pa rrymë, sot i la edhe pa ujë

Disa pjesë të qytetit të Prishtinës në vazhdimësi në baza ditore po mbesin me orë të tëra pa rrymë. Njëjtë ka ndodhur edhe sot, ku për shkak të punimeve të tyre i kanë lënë banorët në shumë lagje pa rrymë më shumë se 4 orë.

Por përveç kësaj, nga punimet e tyre në trafo, ekipet e KEDS-it, e kanë prishur një gyp të ujit, meqë rast banorët e lagjes Tophane dhe atyre të Qafës i ka lënë pa furnizim të ujit.

Këtë e konfirmoi për lajmi.net edhe zëdhënësja e Ujësjellësit të Prishtinës, Arjeta Mjeku e cila tha se që nga ora 13 ekipet e KEDS-it duke punuar në trafon e tyre kanë dëmtuar një gyp të ujësjellësit i cili gyp e furnizon lagjen e Qafës dhe asaj të Tophanës.

“Ekpiet e ujësjellësit me të marr lajmin kanë dal në vendin e ngjarjes dhe ende janë në terren. Ata e kanë sanuar dëmin, kurse uji ka filluar që të lëshohet rreth orës 14: 30”, tha Mjeku për lajmi.net.

Sipas saj të gjithë ata banorë që deri më tani kanë qenë pa furnizim të ujit nga prishja e shkaktuar nga ekipet e KEDS-it, brenda 10 minutave do të kenë mundësinë që të furnizohen më të.

Furnizimi-me-ujë-ilustrim

Temat
LajmeVend

Të afërta