Januzaj i hakmerret Mourinhos, lamtumirë Man Utd

Adnan Januzaj dëshiron të largohet përgjithmonë nga Manchester United.

Adnan Januzaj dëshiron të largohet përgjithmonë nga Manchester United pasi është lënë jashtë ekipit të parë nga Jose Mourinho.

Mesfushori ka kontratë me “Red Devils” deri në vitin 2018, dhe klubi ka dhënë indikacione se preferon largimin e tij në formë të huazimit.

Mirëpo, Januzaj është i pakënaqur me trajtimin ndaj tij, dhe dëshiron të largohet përgjithmonë nga klubi, ka bërë të ditur “Bbc Sport”, përcjell “Lajmi.net”.

21-vjeçari spekulohet me transferim në Sunderland, që drejtohet nga ish menaxheri i United, David Moyes, ndërsa është përmendur edhe si objektiv i disa klubeve në Spanjë dhe Itali.

Januzaj po ashtu është i pakënaqur që klubi nuk e kishte paralajmëruar se ai do ta humb fanellën me numrin 11, ose një shpjegim se pse nuk zë vend në planet e Mourinhos për sezonin e ri.

Numri 11 u mor nga Anthony Martial, pasi përforcimi i ri Zlatan Ibrahimovic e mori numrin 9 nga francezi.

19-28

ney_1470895935-9560988-10-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta