Inaugurohet Qendra e Përpunimit të Drurit në Ferizaj

Është inauguruar qendra e përpunimit të drurit në fshatin Gremë të Komunës së Ferizajt.

Një qendër si kjo është parë si më e rëndësishmja, e cila sipas përfaqësuesve të Qeverisë dhe të Ferizajt do të rrisë konkurrencën, kualitetin e prodhimeve dhe shitjet e përpunuesve të drurit në Komunat Ferizaj, Kaçanik dhe Shtërpcë.

I pranishëm në inaugurimin e kësaj qendre ishte edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili tha se Ferizaj po jep një vulë industriale, në të cilën kjo komunë ka përvoja të shumta.

Ai tha se Qeveria është e interesuar që të përkrah të gjitha projektet dhe programet e zhvillimit ekonomik.

I gëzuar për hapjen e kësaj fabrike u shprehë edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa.

Ky projekt është përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

isa-635x358

Temat
LajmeVend

Të afërta