Guardiola – Mourinho, 477 milionë euro (Foto)

Pep Guardiola dhe Jose Mourinho kanë shpenzuar bashkërisht 477 milionë euro në përforcime, gjatë karrierës së deritashme si trajner.

Pep Guardiola dhe Jose Mourinho janë në mesin e trajnerëve që kanë shpenzuar më së tepërmi deri më tani gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Manchester City i drejtuar nga Guardiola ka investuar 195 milionë euro në përforcime përfshirë mbrojtësin John Stones e mesfushorin Sane e Ilkay Gundogan.

Në total, Guardiola ka shpenzuar rreth 253 milionë euro në blerjen e Ibrahimovic, Stones, Sané, Villa, Götze e të tjerëve, gjatë karrierës së deritashme si trajner, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”, përcjell “Lajmi.net”.

Por, menaxheri i ri i Manchester United, Jose Mourinho e mposhtë atë me 224 milionë euro në blerjet më të shtrenjta të tij si Pogba, Shevchenko, Mkhitaryan, Drogba e Diego Costa.

Capture-23

Temat
BotëSport

Të afërta