Erdogan: I thash Putinit, ta ndajmë 50:50

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se ekziston marrëveshja me Rusinë për financimin e barabartë të projektit të gazsjellësit “Rrjedhja Turke”.

“Palës ruse i kemi thënë se nuk ka problem me projektin e gazsjellësit. E vetmja gjë që kemi propozuar është që përgjysmë t’i ndajmë shpenzimet e ndërtimit të gazsjellësit që kalon nëpër territorin tonë”, ka deklaruar Erdogan, transmeton lajmi.net.

“Sa i përket pjesës tjetër, është arritur marrëveshja për financimin 50:50”, ka shtuar Erdogan.

Vendimi për ripërtëritjen e projektit “Rrjedha Turke” është marrë para dy ditësh gjatë takimit të Erdoganit me homologun e tij rus, Vladimir Putin në Shën Petersburg.

Marrëveshja për ndërtimin e gazsjellësit ishte arritur në dhjetor të vitit 2014.

Temat
BotëLajme

Të afërta