Erdogan fiton përkrahje të madhe pas puçit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
Mbështetja për presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, pas përpjekjes së dështuar për puç ushtarak më 15 korrik, është ngritur në më shumë se 20 për qind me 67.7 për qind, tregojnë rezultatet e anketës së fundit.

Ky është niveli më i lartë i mbështetjes së Erdoganit, që nga zgjedhjeve të fundit para dy vjetëve, duke u rritur për 21 për qind, krahasuar me anketën e fundi të bërë në fund të qershorit, ka bërë të ditur agjencia turke për matje e opinionit publik, Metropoli me seli në Ankara.

Në hulumtimin e bërë nga 28 korriku deri më 1 gusht, kanë marr pjesë 1.275 njerëz, raporton AFP.

Përkrahjen më të madhe – 71 për qind – Erdogan e kishte pasur në vitin 2013, sa ishte në pozitën e kryeministrit, transmeton lajmi.net.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, kishte fituar me 52 për qind të votave.

Zëvendës presidenti, Mehmet Shimshek, ka thënë se rezultatet e anketës tregojnë “përkrahjen e madhe të publikut për Erdoganin, pas dështimit të puçit”.

Një përkrahje të madhe e ka fituar edhe kryeministri Binali Yldirim, të cilin tashmë e mbështesin 58 për qind të qytetarëve.

Temat
LajmeRajon

Të afërta