Erdogan ashpërson gjuhën ndaj SHBA-së, i jep një ultimatum

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ia ka dhënë një ultimatum zgjedhjeje Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka thënë se herët apo vonë SHBA-ja do të duhet të zgjedh ndërmjet Turqisë dhe Fetullah Gylenit.

Që prej përpjekjes për grusht shtet në Turqi, Erdogan po kërkon ekstradimin e Gylenit nga SHBA-ja, pasi e ka akuzuar atë për organizimin e puçit.

SHBA i është përgjigjur se nëse vërtetohen akuzat e Turqisë, do ta ekstradojë Gylenin, por deri atëherë ai do të mbetet në Pensilvania.

Në një fjalim para qytetarëve turq, Erdogan ka thënë se SHBA-ja herët apo vonë do të detyrohet ta bëj një zgjedhje ndërmjet Turqisë dhe organizatës së Gylenit, FETO.

“Herët apo vonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë një zgjedhje. Ose Turqinë ose FETÖ-n. Ose terroristin puçist FETÖ ose Turqinë, vendin e demokracie. Do të ndodhen në situatën për të bërë një zgjedhje të tillë”, ka deklaruar Erdogan, shkruan anadoluagency.

Erdogann-650x358

Temat
BotëLajme

Të afërta