Edi Rama fsheh skandalin e Shqipërisë në “Rio 2016”

Derisa Kosova po e feston medaljen e artë që e fitoi përmes Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike, Shqipëria po koritet në “Rio 2016” me skandale të njëpasnjëshme.

Madje, një reprezentues shqiptar nuk kishte as uniformë për të defiluar në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës. “Zëri.info” shkruan se sportet individuale, përmes të cilave Shqipëria edhe merr pjesë nëpër Olimpiada, fajësojnë politikën për anashkalim, duke akuzuar Qeverinë se kokën e ka veç ka Kombëtarja e futbollit, pasi ajo është më e popullarizuara dhe synon ta shfrytëzojë për të fituar politikisht.

Dhe, këto akuza vetëm sa i arsyeton kryeministri Edi Rama. Derisa nuk merret me ekipin shqiptar që është bërë “kryevepër” e së keqës në “Rio 2016”, kryeministri shqiptar shpreh krenari me stadiumin e futbollit që posa është rinovuar në Shkodër.

“’Loro Boriçi’ i rilindur. Gati për kolaudim në miqësoren e 31 gushtit me Marokun dhe për ndeshjen e parë prej vërteti të Kuqezinjve me Maqedoninë më 5 shtator për eliminatoret e Botërorit 2018. Një stadium evropian për Shqipërinë dhe Shkodrën, ku do të luajë eliminatoret e Botërorit edhe Përfaqësuesja e re e Kosovës. Në këtë vepër është investuar nga Qeveria Shqiptare për futbollin, 18 herë më shumë se në 23 vjet (1990-2013) të marra së bashku”, ka shkruar Rama në Facebook.

auto_r1470923716

Temat
LajmeRajon

Të afërta