Edhe një “shuplakë” amerikane për opozitën kosovare

Mirëpo, Biden nuk do ta takojë asnjë nga krerët e opozitës kosovare. Kjo shihet edhe një shuplakë për opozitën nga Uashingtoni zyrtar, pasi që as ndihmëssekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland nuk kishte pranuar të takohet me ta.

Nënpresidenti amerikan, Joe Biden do të vizitojë të martën Kosovën, ku pritet t’i takojë krerët me të lartë të shtetit.

Mirëpo, Biden nuk do ta takojë asnjë nga krerët e opozitës kosovare. Kjo shihet edhe një shuplakë për opozitën nga Uashingtoni zyrtar, pasi që as ndihmëssekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland nuk kishte pranuar të takohet me ta.

Biden do të takohet vetëm me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Ndihmëssekretarja e Shtetit Amerikan, Victoria Nuland pati qëndruar në Kosovë të dielën e 10 korrik në një turne ballkanik.

Gjatë qëndrimit në Kosovë takoi presidentin Hashim Thaçin, kryeministrin Isa Mustafën, zv/kryeministrin Branimir Stojanoviq dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.

Por për dallim nga vizita në Kosovë, Nuland në Shqipëri takoi kreun e opozitës atje, Lulzim Basha.

Duket që qëndrimet e forta kundërshtuese të opozitës për demarkacionin, si dhe rikthimi i gazit lotsjellës në Kuvend nga Vetëvendosje, kanë ndikuar që SHBA-ja të mos e sheh si partnere serioze asnjërën nga tri partitë opozitare.

Temat
LajmeVend

Të afërta