Dua Lipa: Tashmë më mungon Prishtina (Foto)

Dua Lipa erdhi në Kosovë që të mbajë një koncert në Gërmi, por vizita e saj në vendlindje u shoqërua me takime të shumta me figurat më të spikatura politike në vend.

Lipa e cila lindi e u rrit në Londër e nga atje krijoi famë botërore duke mos e harruar asnjëherë origjinën, u takua me kryeministrin Isa Mustafa, kryetarin e komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin e po ashtu edhe me presidentin Hashim Thaçi.

Nga ky i fundit mori edhe medalje Presidenciale për Meritë, për kontributin që ka dhënë në fushën e artit.

Edhe në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj, i dha një dhuratë, “Çelësin e Tiranës”,.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i ka dhuruar Duas një suvenir të bukur artizanal nga argjendi, të cilën Dua e ka publikuar në Instagram, transmeton Klan Kosova.

“Një suvenir i bukur artizanal punim dore nga Kosova, që mu dhurua nga kryetari i Prishtinës. Tashmë po e ndjej mungesën e Prishtinës. Ju faleminderit të gjithëve për gjithçka”, ka shkruar Lipa në Instagram.

Temat
Showbiz

Të afërta