Arrestohen pesë persona për prostitucion në Gjilan

Pesë persona janë arrestuar mbrëmë në Gjilan, si të dyshuar për ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘marrje me prostitucion’.

Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi bën të ditur se pas një hetimi disamujor në një operacion policor, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, me datën 10 gusht 2016, rreth orës 23:30, ka arritur të arrestojë pesë persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se janë të involvuar në ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘marrje me prostitucion’.

Të arrestuarit janë shtetas të Kosovës, tre meshkuj dhe dy femra: A.B. (m/1978); F.B. (f/1992); I.F. (m/1987); D.K. (m/1980) dhe V.D. (f/1983)

Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë i dyshuari i parë është ndaluar për 48 orë, i dyshuar për kryerje të veprës penale ‘mundësim ose detyrimi në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘marrje me prostitucion’, kurse për katër të dyshuarit tjerë është bërë kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse (në procedurë të shpejtë) në Gjykatën Themelore në Gjilan/Divizioni për Kundërvajtje.

Temat
LajmeVend

Të afërta