Kryetari I Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një konferencë për media ka thënë se çështja e demarkacionit është çështja më të deligjitimuar që ka pasur ndonjëherë në Kosovë.
“Të gjitha ato argument dhe fakte të sjellura nga ekspert të ndryshëm, nga përfaqësues politikë dëshmuan se territori i Kosovës është rrudhur përmes kësaj marrëveshje”, tha Ymeri.
Sipas tij përkundër gjitha kundërshtimeve udhëheqësit e vendit po vazhdojnë më procedimin e marrëveshjes, shkruan lajmi.net.
“Përkundër kësaj Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli po vazhdojnë më procedimin e saj”, sipas tij, kjo marrëveshje po e rrënon demokracinë dhe nuk po e lënë të zhvillohet një debat i mirëfillt politik.
Ai tha edhe pse Isa Mustafa ishte i pranishëm në debat ai në mbrëmje dëshironte ta procedonte marrëveshjen në qeveri ende pa përfunduar debati, por edhe përkundër të gjitha atyre fakteve se Kosova po humbë territor.
“Këta tre e dëshmuan se nuk qajnë kokën as për argumente as për ndonjë gjë tjetër përveç interesave të tyre”, tha Ymeri.