Vuçiq nuk injoron fuqinë shqiptare, thotë se janë popull në rritje

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka filluar të ndryshojë diskursin politik, veçanërisht kur bëhet fjal për raportet me shqiptarët.

Kjo po ndodh në prag të votimit të parlamentit të Serbisë për formimin e kabinetit të ri në këtë vend.

Vuçiq gjatë një fjalimi në parlamentin serb, është shprehur pro ardhjes së shqiptarëve në Serbi, si mundësi për zhvillim të vendit, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, mandatari për formimin e qeverisë e re serbe, ka thënë se me shqiptarët duhet të negociohet, pasi që janë popull në rritje.

Duke u bazuar në raportimet e fundit në disa media serbe se shqiptarët e Kosovës po e shtojnë interesimin e tyre për të blerë prona në Serbi, Vuçiq e vlerësoi këtë si fenomen të dobishëm për vendin e tij.

“Duhet të luftojnë që të kemi sa më shumë shqiptarë në Serbi, në mënyrë që ata t’i shpenzojnë parat e tyre këtu”.

“Shqiptarët janë një popull në rritje dhe se me të duhet të bisedohet për të gjetur zgjidhje”, ka thënë Vuçiq.

Temat
LajmeVend

Të afërta