Tre të vdekur dhe mijëra të evakuuar nga zjarri i madh në Portugali (Foto)

Tre persona kanë vdekur nga zjarri i madh që ka avancuar deri në Funchal, kryeqytetin e ishullit portugez, Madeira.

Një grua e vjetër është vrarë pasi që shtëpia e saj ishte kapluar nga zjarri afër qendrës së qytetit, raporton BBC, përcjell Express.

Dy persona të tjera po ashtu kanë vdekur nga zjarri në shtëpitë e veta.

Edhe dy të tjerë janë lënduar seriozisht.

Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë dhe hotelet. Disa ndërtesa janë shkatërruar, përfshirë edhe hoteli me pesë yje “Choupana Hills”.

Zjarri është duke u djegur që dy ditë në këtë ishull.

Zjarret e mëdha e kanë prekur seren portugeze në ditët e fundit pasi që temperaturat kanë arritur mbi 35C.

90733334-034520854_1470822184-1283384

90736310-gettyimages-587754284_1470822184-7787562

90733340-034519663_1470822184-8929187

90733374-034519766_1470822184-113501

90736314-gettyimages-587620750_1470822184-3992836

Temat
BotëLajme

Të afërta