Shtyhet mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që ishte paralajmëruar të mbahej të mërkurën është shtyrë.

Gazeta Express merr vesh se mbledhja është shtyrë për një ditë tjetër.

“Anëtarët e Këshillit Drejtues të PDK-së do të njoftohen paraprakisht për kohën dhe vendin e mbledhjes së planifikuar”, ka thënë një burim.

Ndryshe, partia tjetër e koalicionit, LDK sot ka mbajtur mbledhje të Kryesisë, ku është thënë se kjo parti ka votat e nevojshme për ta ratifikuar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Kryesia e Kuvendit sot ka vendosur që në seancën e 1 shtatorit do të votohet për ratifikimin e demarkacionit.

Temat
LajmeVend

Të afërta