Prindërit që i shtyjnë fëmijët të bëhen vegjetarian do të burgosen

Prindërit që bëjnë fëmijët e tyre të ndjekin mënyrën e jetesës vegjetariane do të burgosen sipas planeve për të ardhmen në Itali, shkruan Daily Mail.

Nënat dhe baballarët të cilët insistojnë në mbajtjen e fëmijëve të tyre në një dietë pa produkte shtazore rrezikojnë deri në katër vjet burg në bazë të propozimeve të hartuara nga politikania italiane Elvira Savino.

Savino, nga partia konservatore Forza Italia, ka vënë përpara një ligj që do të mbajë ligjërisht prindërit përgjegjës për të ushqyer fëmijët e tyre në “një dietë të zhveshur nga elementet thelbësore për rritjen e shëndetshme dhe të balancuar”, sipas tekstit të saj.

“Nuk kam asgjë kundër vegjetarianëve për aq kohë sa ajo është një zgjedhje e lirë nga të rriturit,” tha ajo për Reuters në një intervistë telefonike të mërkurën, disa ditë pasi ajo prezantoi ligjin e propozuar në dhomën e poshtme të shtëpisë së deputetëve, transmeton KosovaPress.

“Mua më duket absurde që disa prindër mundohen të imponojnë vullnetin e tyre mbi fëmijët në një mënyrë pothuajse fanatike, në mënyrë fetare, shpesh pa njohuritë e duhura shkencore apo pa konsultime mjekësore,” tha ajo.

Temat
BotëLajme

Të afërta