PDK reagon ndaj gjuhës fyese të Visar Ymerit

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur të kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymerit, ku ky i fundit sot gjatë ditës, në një konference për media, i ka fyer tre drejtuesit më të lartë të shtetit duke i quajtur “derra”.

Sipas këtij subjekti, gjuha e tillë e turpshme e Ymerit, shkon përtej fjalorit politik, vlerave demokratike dhe kodit elementar etik, duke fyer rëndë bartësit e përgjegjësive shtetërore e institucionale, të dala nga vota e lirë e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës konsideron se gjuha e tillë e Visar Ymerit, dëshmon qartë për humbjen e arsyes dhe argumenteve opozitare, përkitazi me çështjet madhore dhe sfidat që po kalon vendi”, thotë ky subjekt./lajmi.net

Temat
LajmeVend

Të afërta