Komiteti Olimpik tregon se në çfarë ore do të mbërrijë Majlinda në Kosovë

Konfirmohet koha e saktë e arritjes së Majlinda Kelmendit në Kosovë.

Komiteti Olimpik i Kosovës, përmes një njoftimi zyrtar ka konfirmuar që medalja e artë e “Rio 2016” do të mbërrijë në vend të dielën (14 gusht) në ora 17:40 në Aeroportin e Prishtinës.

Sigurisht, Majlinda do të jetë me ekspeditën e xhudos, përfshirë trajnerin Driton dhe Agron Kukën si dhe Nora Gjakovën, përcjellë “Lajmi.net”.

Ata fillimisht do të aterrojnë në Frankfurt të Gjermanisë dhe më pas do të fluturojnë drejt Kosovës.

850x636_19291470757928-650x358

Temat
SportVend

Të afërta