Ilir Meta tregon nëse do të bëhet kryeministër (VIDEO)

I ftuar në emisionin ‘Fakt’ të gazetarit Çim Peka, kryetari i Kuvendit Ilir Meta është shprehur edhe në lidhje me supozimet e hedhur kohët e fundit se ai pretendon që të bëhet kryeministër i vendit.

Z. Meta keni folur shpesh të paktën për momentin nuk është i interesuar për të qenë President i vendit, por të paktët duhet të pranonte me një kusht që të ishte President i aprovuar edhe nga mazhoranca edhe nga opozita? Nëse ka një kryetar të një partie ndërmjetëse, një partie të tretë, përcaktuese ka atë që mund të them unë muaj mjalti , kur ka edhe miratim në heshtje si jo të opozitës sikurse ajo e mazhorancës ku ajo është pjesë. Është ky muaj gusht. A keni filluar të mendoni në këtë kohë se është momenti i përshtatshëm për t’ju marrë postin e Presidentin, qoftë të PD-së qoftë të PS-së?

Ilir Meta: Së pari posti i Presidentin nuk është një plaçkë apo një madh që merret edhe ndërrohet.

Me ndryshimet Kushtetuese plaçkë është…

Ilir Meta: Pra, është një institucion që rinovohet çdo pesë vjet në bazë të Kushtetutës dhe procedurave demokratike. Aktualisht preokupimi im është ecuria e diskutimeve dhe e negociatave për 7 ligjet e domosdoshme për të zbatuar reformën në drejtësi dhe prioriteti numër një është gjetja e kohës së përshtatshme për një seancë plenare për të miratuar ligjet për Vettingun që është tepër i rëndësishëm. Dy ligjet e tjera për organet e qeverisjes gjyqësore dhe të prokurorisë speciale dhe më pas gjetja sipas një kalendari që ne kemi bërë dhe prioriteti kryesor është që të gjithë së bashku të marrim një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian dhe pse jo edhe nga Këshilli i vendeve anëtare në muajin dhjetor.

Sa i takon këtyre posteve pozita, këto nuk përbëjnë ndonjë shqetësim apo ndonjë preokupim apo ndonjë prioritet. Unë kam patur postin e Kryeministrit në një moshë krejt të re dhe kam dhënë dorëheqje për ti hapur rrugë një zgjidhje politike. Kam qenë tre herë zëvendëskryeministër. Disa herë kam dhënë dorëheqje. Natyrisht jam Kryetar i Parlamentit. Vetëm dy poste nuk kam provuar deri tani atë të Presidentit dhe të udhëheqësit të opozitës, por e ardhmja është përpara. Dhe unë nuk shikoj deri në maj apo qershor të vitit të ardhshëm.

Temat
LajmeRajon

Të afërta