Gjashtë të vdekur nga dy sulme të njëkohshme në Turqi

Të paktën gjashtë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në dy sulme të njëkohshme në juglindje të Turqisë.

Autoritetet turke kanë fajësuar luftëtarët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) për sulmin.

Në sulmin me bombë, e cila ishte vendosur në një automjet të policisë në qytetin kurd Dijarbakir u vranë katër persona, ka thënë një zyrtar i lartë turk, njofton agjencia e lajmeve AFP.

Nga ana tjetër, media turke njoftuan se dy persona kanë vdekur në një sulm ndaj një autobusi të policisë në qytetin e Kiziltepe, në mesin e të plagosurve ka thuhet se janë edhe dy fëmijë.

Temat
BotëLajme

Të afërta