Familja kërkon dënimin e atyre që dogjën vajzën shtatzënë afgane (Video)

​Familja e një vajze shtatëzënë afgane që është vrarë duke i vënë flakën në muajin korrik, e kanë organizuar një funeral për viktimën në Kabul.

Familja e 14 vjeçarjes Zahra thotë se ajo është torturuar dhe më pas i është vënë flaka nga familja e bashkëshortit të saj në krahinën qëndrore të Ghorit.

Ajo ka vdekur si pasojë e plagëve nga djegia në një spital të Kabulit.

Pjesëmarrësit në funeral e kanë bartur trupin e saj deri në zonën ku është organizuar ceremonia mortore, ndërsa kanë kërkuar ndëshkim të burrit dhe familjes së burrit të saj, transmeton REL.

Të afërmit e bashkëshortit të saj insistojnë se ajo e ka djegur vetën.

Vdekja e Zahrës ka shkaktuar zemërim në tërë Afganistanin, ndërsa grupet e të drejtave kërkojnë që qeveria afgane të mos lejojë më martesat e vajzave të mitura.

Temat
BotëLajme

Të afërta