E TURPSHME: Shikoni çfarë vendimi ka marrë Vardari për kërkesën e Shkëndijës

Skuadra e Vardarit, kampione në fuqi e Maqedonisë, nuk pranon të ndihmojë Shkëndinë e Tetovës në rrugëtimin e saj historik në Ligën e Europës.

Klubi tetovar i kishte kërkuar skuadrës së qytetit të Shkupit që për shkak të ndeshjeve të saj në play-off të Ligës së Europës, të mundësonte shtyrjen e ndeshjes mes tyre të javës së dytë të kampionatit të planifikuar për të dielën.

Por duket se drejtuesit e Vardarit u frikësohen sukseseve të tetovarëve dhe në vend që të ndihmojnë këto të fundit për të ecur sa më shumë në Europë, nuk kanë pranuar as shtyrjen e ndeshjes për një datë tjetër dhe as afrimin e saj për të shtunën.

Klubi i Shkëndisë ka zbuluar gjithçka nëpërmjet një komunikate zyrtare ku ka bërë të ditur se si kampionët e dy viteve të fundit kishin vepruar jo vetëm në dëm të tetovarëve, por edhe në dëm të futbollit maqedonas.

maxresdefault-1-1-650x358

Temat
RajonSport

Të afërta