Dy koleget në estradë, tatuazh emrat e njëra-tjetrës (FOTO)

Shumë rivalitet, inate e armiqësi.

Kështu mund të përshkruhen në shumicë dërmuese raportet mes kolegeve në estradën shqiptare.

Por, janë edhe emra të caktuar që bëjnë përjashtim të theksuar në këtë pjesë duke zhvilluar një miqësi të pandashme.

Në këtë grup hyjnë këngëtaret Eva Ndoja dhe Daniela Kamberi – Fibi që vazhdimisht shihen në krah të njëra-tjetrës dhe të shumtë kanë qenë fansat të cilët edhe kanë ngatërruar vajzat duke i menduar si motra.

Për të dëshmuar lojalitetin dhe miqësinë tejet të fortë, Eva dhe Fibi së fundmi kanë bërë edhe tatuazh në turpin e tyre emrin e njëra-tjetrës duke gravuar kësisoj një simbolikë që do e mbajnë deri në vdekje.

Ndryshe, dy vajzat pas ‘Inat’ respektivisht ‘Se ke dit’ kanë gati projektet e reja muzikore të cilat priten t’i publikojnë relativisht shpejt. /Prive

13941166_10201852119300472_245872000_n

Temat
Showbiz

Të afërta