Bulliqi: Mustafa nuk më ofendoi vetëm mua, por të gjithë intelektualët

Deputeti nga radhët e LDK-së, Shpejtim Bulliqi, thotë se ka komunikim me kryeministrin Mustafa, por se nuk pajtohet me metodologjinë e tij dhe se si ai nuk i ka shikuar faktet e tjera për Demarkacionin.

Ai tha se Mustafa e ka ofenduar të gjithë klasën intelektuale të Kosovës me veprimet e tija.

“Kryeministri Isa Mustafa, nuk ka asgjë me mua, ai me atë i nuk me ka fyer vetëm mua, por të gjithë klasën politike”, tha ai në Info Magazine.

Madje Bulliqi thotë se kryeministri e ka pasur për obligim që t’i shikojë faktet e tjera ose të thërras edhe ekspertë tjerë që të merren mendime të tjera./lajmi.net

Temat
LajmeVend

Të afërta