Berisha-Marchetti, konfirmim nga Lazio

Kjo javë do të jetë vendimtare për të ardhmen e Etrit Berishës, i cili do të mësojë nëse do të mbetet në planet e Lazios, apo do të largohet në drejtim të një skuadre tjetër në ditët e fundit të merkatos së verës.

Situata e portierit titullar të Kombëtares shqiptare është aq e pasigurt, sa edhe vetë drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka deklaruar se në ditët në vazhdim do të merrej një vendim rreth kësaj çështje dhe asaj që do të ndodhte me katërkëndorin e klubit italian.

Ndërkohë, po sipas burimeve përtej Adriatikut, trajneri Inzagi nuk është i bindur nga cilësia e portierit shqiptar dhe ka kërkuar që të afrohet një gardian tjetër, duke i hapur rrugë si largimit të Berishës, ashtu edhe të Federico Marchettit.

“Nuk ka asnjë problem në këtë aspekt, por po vlerësojmë situatat. Një largim i mundshëm i Berishës ose Marchettit? Mund të ndodhë, ashtu si nuk mund të ndodhë. Të presim edhe pak ditë dhe ky aspekt do të qartësohet”, tha ai para gazetarëve.

Sipas mediave italiane, presidenti Claudio Lotito i kishte dhënë garanci Berishës para fillimit të sezonit se do të ishte ai portieri titullar te Lazio.

Temat
BotëSport

Të afërta