Berisha akuza Ramës: Për shaka të qeverisë tënde mbi 95 mijë biznese kanë falimentuar

Ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë alarmin se mbi 4 mijë biznese në Shqipëri kanë falimentuar vetëm dy muajt e fundit.

Në një status në Profilin e tij në Facebook, Berisha shprehet se dy vjetët e fundit numri i bizneseve që kanë mbyllur aktivitetin e tyre është më shumë se sa 21 vite para këtyre.

Statusi i plotë:

Falimentim masiv i bizneseve nga politikat e piktorit dështak! Vetem ne dy muajt e fundit falimentuan mbi 4 mije biznese.

Te dashur miq, zhvillime dramatike njoftohen nga fusha e biznesit. Sipas statistikave zyrtare numeri i bizneseve te falimentuara arriti ne mbi 95 mije, nga te cilat me shume se gjysma e tyre jane falimentime te dy viteve te fundit. Sipas statistikave ne dy vitet e fundit falimentuan me shume biznese se sa ne 21 vitet para ketyre!

Vetem ne dy muajt e fundit kane falimentuar mbi 4 mije biznese duke shenuar keshtu ritme katastrofale te falimentimit te bizneseve dhe shkaterrimit te vendeve te punes, deshmi e deshtimit te plote te politikave ekonomike dhe antibiznes te piktorit deshtak! sb

Temat
LajmeRajon

Të afërta