ZYRTARE: Inter emëron trajnerin e ri (Foto)

Frank de Boer është trajner i ri i Interit.

Frank de Boer është emëruar trajner i ri i Interit në kontratë trevjeçare, ka konfirmuar klubi italian.

“Nerazzurrët” kanë reaguar shpejtë duke zëvendësuar Roberto Mancinin, i cili u largua nga posti të hënën pas mosmarrëveshjeve me Suning Holdings Group, pronarët e rinj të klubit.

De Boer u shfaq si favorit kryesor, dhe Inter ka konfirmuar angazhimin e tij, përcjell “Lajmi.net”.

“Inter konfirmon se holandezi Frank de Boer do të prezantohet si trajner i ri i ekipit”, thuhej në komunikatën e klubit.

barca-2

20160808-636062699801717173_20160808162322-kplE-572x381@MundoDeportivo-Web-1-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta