Vuçiq “thyen rekord”, 6 orë prezantim të programit të qeverisë së re

Sipas mediave serbe, Vuçiq ka arritur në Kuvend 15 minuta para fillimit të seancës, ku e ka prezantuar kabinetin e tij të ri. Pak para orës 20 ka përfunduar me prezantimin e programit.

Seanca e Kuvendit të Serbisë në të cilën mandatari, Aleksandar Vuçiq prezantoi programin dhe anëtarët e Qeverisë së re të Serbisë ka filluar në orën 14, derisa ka përfunduar në orën 20, kurse punimet do të vazhdojnë nesër.

Kjo i bie që Vuçiq për gjashtë orë reshtë e ka prezantuar programin e tij qeveritar, transmeton lajmi.net.

Sipas mediave serbe, Vuçiq ka arritur në Kuvend 15 minuta para fillimit të seancës, ku e ka prezantuar kabinetin e tij të ri. Pak para orës 20 ka përfunduar me prezantimin e programit.

Më pas, kryetarja e Kuvendit, Maja Gojkoviq ka kërkuar pauzë dhe ka shtuar se seanca vazhdon nesër nga ora 10.

Vuçiq në fillim të fjalimit e ka falënderuar Alfred Guzenbauerin, ish kryeministrin rumun, Viktor Ponta dhe ish shefin e diplomacisë italiane, Franco Frattini, të cilët ishin të pranishëm në seancë.

Gjatë fjalimit të tij, opozita është larguar nga salla.

Mandatari ka prezantuar programin e shkruar në 68 faqe.

Temat
LajmeRajon

Të afërta