Vazhdon mallkimi i serbëve në Lojërat Olimpike, u zhgënjyen keq edhe sot

Në ditën e katërt të Lojërave Olimpike, janë zhvilluara gara në sporte të ndryshme.

Lojërat Olimpike sot kanë hyrë në ditën e katërt, dhe shumë shtete pjesëmarrëse vazhdojnë të jenë në kërkim të medaljes së parë.

Në kërkim të medaljes së parë, është edhe Serbia, e cila në RIO 2016, përfaqësohet me 103 sportistë në 14 sporte.

Sot sportistët serbë kanë garuar në katër disiplina, dhe mallkimi i arritjes së një medalje në këto Lojëra Olimpike, ka vazhduar.

Kujtojmë se serbët zhgënjim të madh kanë përjetuar një ditë më parë, ku u eliminua numri një i tenisit, Novak Gjokoviq.

E paraqitje të mirë në RIO 2016, nuk ka bërë as ekipi i basketbollit, që në tre ndeshjet e para ka regjistruar një fitore dhe dy humbje.

Derisa Serbia po vazhdon të jetë në kërkim të medalje së parë, Kosova tashmë e ka siguruar një të artë, ku Majlinda Kelmendi triumfoi në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë ditën.

Temat
BotëSport

Të afërta