Thaçi do ta nderojë Dua Lipën me Medaljen Presidenciale të Meritave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do ta nderojë këngëtaren Dua Lipa me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontribut në kulturë.

Ai nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka treguar se këtë javë do të takohet me Dua Lipën meq rast shprehet se kontributi i saj është i çmueshëm kurse përpjekjet e saja humanitare për rininë e Prishtinës sipas tij veç sa e thellojnë lidhjen e saj me Kosovën, përcjell lajmi.net.

“Kontributi i Duas për muzikë dhe kulturë është i çmueshëm ndërsa përpjekjet e saja humanitare për rininë e Prishtinës veç sa e thellojnë lidhjen e saj me Kosovën”, shkruan Thaçi duke shtuar se:

“Dua Lipa sivjet është dëgjuar nga miliona tifozë të muzikës së saj në botë, por ajo është pasqyrë e rinisë kosovare – të lindur dhe kalitur në kushte të rënda por që sot shkëlqejnë botërisht me kreativitet, dashuri dhe humanizëm”.

Kujtojmë se Dua sonte do ta mbajë koncertin e saj humanitar, ku pritet të ketë një numë rë madh njerëzish.

Temat
LajmeShowbizVend

Të afërta